Çavusoglu: Bota turke e ndjen më shumë efektin e zhvillimeve në Afganistan

Takimi i Jashtëzakonshëm i Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turkofone (Këshilli Turk), ku do të diskutohen zhvillimet aktuale në Afganistan, filloi në Zyrën e Punës së Presidencës në Pallatin “Dolmabahçe” të Stambollit.

1711022
Çavusoglu: Bota turke e ndjen më shumë efektin e zhvillimeve në Afganistan

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të hënën se bota turke fqinje e Afganistanit, e ndjen më shumë efektin e zhvillimeve në këtë vend dhe se mesazhi i fortë që ministrat e jashtëm të Këshillit Turk do t'i dërgojnë botës me deklaratën e përbashkët, të cilën do të bëjnë në fund të takimit për Afganistanin, është i rëndësishëm.

Takimi i Jashtëzakonshëm i Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turkofone (Këshilli Turk), ku do të diskutohen zhvillimet aktuale në Afganistan, filloi në Zyrën e Punës së Presidencës në Pallatin “Dolmabahçe” të Stambollit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve këtu, Mevlut Çavusoglu vuri në pah se takimi përkoi me përvjetorin e fillimit të luftës 44-ditore, përmes së cilës Azerbajxhani çliroi territoret e tij të pushtuara (nga Armenia).

“Me këtë rast, unë përkujtoj me respekt e mirënjohje të gjithë dëshmorët tanë që dhanë jetën e tyre për mbrojtjen dhe pavarësinë e vendeve tona, veçanërisht heronjtë tanë azerbajxhanas”, u shpreh ai.

“Zhvillimet në Afganistan kanë efekte globale. Megjithatë bota turke fqinje e Afganistanit e ndjen dhe do ta ndiejë më shumë efektin e këtyre zhvillimeve”, theksoi shefi i diplomacisë turke.

“Përveç kësaj, një shqetësim i drejtpërdrejtë për ne është gjithashtu fakti që në Afganistan jetojnë miliona njerëz me origjinë turke”, shtoi ministri Çavusoglu.

Duke vënë në pah se ky takim mjafton për të qenë një tregues i profilit në rritje të Këshillit Turk në arenën ndërkombëtare, Mevlut Çavusoglu potencoi se do të dërgojnë një mesazh të fuqishëm për unitetin e botës turke dhe bashkëpunimin e saj në çështjet ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme