Vazhdon trafiku intensiv i diplomacisë së Ankarasë për Afganistanin

Ministrat e Punëve të Jashtme të Këshillit të Vendeve Turkofone (Këshilli Turk) do të mblidhen me agjendë të jashtëzakonshme në përgjigje të ftesës së Turqisë.

1710603
Vazhdon trafiku intensiv i diplomacisë së Ankarasë për Afganistanin

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, Takimi i Jashtëzakonshëm i Ministrave të Jashtëm të Këshillit Turk për Afganistanin do të mbahet nën mikpritjen e Turqisë në Stamboll, më datë 27 shtator 2021, me ftesë të shefit të diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu.

Në takimin ku do të diskutohen zhvillimet aktuale në Afganistan, do të marrin pjesë kryediplomatët e shteteve anëtare të Këshillit Turk (Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgizia e Uzbekistani) dhe Hungarisë vëzhguese.

Me rastin e takimit në fjalë, ministri Çavusoglu pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e tij.



Lajme të ngjashme