Mustafa Sentop në Kazakistan për Sesionin 10. të Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turkofone

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, shkoi në Kazakistan për një vizitë që përfshin qytetet Nur-Sultan dhe Turkistan të vendit.

1710594
Mustafa Sentop në Kazakistan për Sesionin 10. të Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turkofone

Gjatë kësaj vizite në Kazakistan, ku ai shkoi nga Aeroporti “Sabiha Gokçen” i Stambollit për të marrë pjesë në punimet e Sesionit 10. të Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turkofone, Mustafa Sentop shoqërohet prej deputetit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) nga Çankiri dhe nënkryetarit të grupit parlamentar të AK Partisë – Muhammet Emin Akbasoglu, deputetit të AK Partisë nga Sanliurfa dhe kryetarit të Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Kazakistan – Mehmet Ali Cevheri, deputetit të AK Partisë nga Kahramanmarasi – Imran Kiliç, deputetit të Partisë Popullore Republikane (CHP) nga Balikesiri – Fikret Sahin, deputetit të Partisë IYI nga Kayseri – Dursun Atas dhe ish-ambasadorit të Turqisë në kryeqytetin Tashkent të Uzbekistanit, Mehmet Sureyya Er.



Lajme të ngjashme