Mehmet Mus takohet në Erbil me Presidentin e KRG-së, Nechirvan Barzani

Ministri i Tregtisë, Mehmet Mus, pas kontakteve të tij në kryeqytetin Bagdad të Irakut, u takua në Erbil edhe me Presidentin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Nechirvan Barzani.

1710613
Mehmet Mus takohet në Erbil me Presidentin e KRG-së, Nechirvan Barzani

Në takimin e Mehmet Musit me Nechirvan Barzanin ishin të pranishëm gjithashtu ambasadori i Turqisë në Bagdad, Ali Riza Guney dhe ministri i KRG-së për Grupet Etnike dhe Fetare, Aydin Maruf, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Frontit Turkmen Irakian (ITF).

Agjenda e vizitës së ministrit turk të Tregtisë në Erbil parashikon gjithashtu një takim me Kryeministrin e KRG-së, Masrour Barzani.

Në kuadër të vizitës së tij dyditore në Irak, Mehmet Musi u takua të shtunën në kryeqytetin Bagdad të vendit me ministrin e Transportit, Nasser al-Shibli.

Ai zhvilloi në Bagdad një vizitë edhe më 18 gusht të këtij viti, ku pati kontakte me Presidentin Barham Salih, kryeministrin Mustafa al-Kadhimi, homologun Alaa al-Jubouri dhe sërish me ministrin e Transportit, Al-Shibli.



Lajme të ngjashme