Erdogan: Turqia ka arritur një histori të madhe suksesi në transformimin e energjisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia ka arritur një histori të madhe suksesi në transformimin e energjisë, energjinë e rinovueshme dhe produktivitetin e energjisë.

1710333
Erdogan: Turqia ka arritur një histori të madhe suksesi në transformimin e energjisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia ka arritur një histori të madhe suksesi në transformimin e energjisë, energjinë e rinovueshme dhe produktivitetin e energjisë.

Në një videomesazh drejtuar Samitit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në seancën me titull “Dialogu i Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Energjinë” Erdogan tha se ngrohja globale dhe ndryshimi i klimës janë ndër sfidat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit dhe vuri në dukje se edhe skajet më të largëta të botës përballen me fatkeqësi natyrore, probleme shëndetësore dhe probleme ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga kriza klimatike.

Duke theksuar se kjo krizë mund të menaxhohet vetëm përmes bashkëpunimit global, Erdogan tha: "Për këtë, ne nuk duhet të lëmë prapa askënd dhe duhet të sigurojmë ndarjen e drejtë të barrës. Është e qartë se sektori i energjisë do të japë kontributin më të rëndësishëm në këtë drejtim. Formula këtu është gjithashtu e qartë. Përdorimi i burimeve tradicionale të energjisë duhet të zvogëlohen, burimet e energjisë së rinovueshme dhe të pastra duhet të zgjerohen dhe produktiviteti i energjisë duhet të rritet."

Ai tha se Turqia ka arritur një histori të madhe suksesi në transformimin e energjisë, energjinë e rinovueshme dhe produktivitetin e energjisë dhe shtoi: "Ne renditemi në vendin e 5-të në Evropë për fuqinë e instaluar të bazuar në energji të rinovueshme, dhe në vend të 12 në botë. Pjesa jonë e energjisë së rinovueshme në energjinë elektrike të instaluar është 53 për qind."

Kreu i qeverisë turke deklaroi se Turqia, si një anëtare me përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare, do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në luftën kundër krizës klimatike dhe sigurimin e transformimit të energjisë së pastër.

 


Lajme të ngjashme