Erdogan në TEKNOFEST: Festivalin do ta kthejmë në një markë ndërkombëtare

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se TEKNOFEST-in, duke filluar nga viti i ardhshëm, do ta kthejnë në një markë ndërkombëtare.

1710444
Erdogan në TEKNOFEST: Festivalin do ta kthejmë në një markë ndërkombëtare

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se TEKNOFEST-in, duke filluar nga viti i ardhshëm, do ta kthejnë në një markë ndërkombëtare.

Erdogan vizitoi Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST) që zhvillohet në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

Presidenti Erdogan së bashku me bashkëshorten e tij Emine Erdogan, shkencëtarin turk, fitues i Çmimit Nobel Prof. Dr. Aziz Sancar dhe studentët ndoqi shfaqjen ajrore të mjeteve ajrore "Krahët Kombëtarë", që janë krenaria e industrisë turke të mbrojtjes.

Në fjalimin e tij në aktivitet, Presidenti deklaroi se TEKNOFEST jo vetëm që i njeh fëmijët tanë me teknologjitë më moderne të botës, por gjithashtu i vë ata të punojnë së bashku dhe u injekton atyre shpirtin bashkëveprimit në ekip dhe ndjenjat kombëtare.

"Shpresoj se shpikësit e rinj të TEKNOFEST-it, të cilëve u rreh zemra me entuziazëm, të jenë arkitektët e Turqisë në vitet 2053 dhe 2071", tha Erdogan, duke shtuar: “TEKNOFEST-in, duke filluar nga viti i ardhshëm, do ta kthejnë në një markë ndërkombëtare. Ne gjithashtu do ta organizojmë këtë festival në vendet mike dhe aleate, veçanërisht në Azerbajxhan."

Kreu i qeverisë turke theksoi se nëse sot mund të flasim për arritjet në teknologjitë vendore dhe kombëtare, hapat e ndërmarra në 19 vitet e fundit zënë një pjesë të madhe në këtë.

"Ju jeni pasuria jonë më e vlefshme, thesari më i madh i këtij vendi. Ne ju besojmë. Unë pres që ju të çoni suksesin e mësuesit tonë Aziz Sancar edhe më tej. Unë jam i nderuar që eci në këtë rrugë me ju", tha Erdogan, duke iu drejtuar të rinjve në aktivitetin më të madh të teknologjisë në Turqi, Festivalit të Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë.



Lajme të ngjashme