Ambasadori i Turqisë në Afganistan bisedoi me autoritetet e Talibanit

Ambasadori i Turqisë në Kabul, Cihad Erginay, u takua veç e veç me "zëvendëskryeministrin" Abdusselam Hanefi dhe "zëvendësministrin në e Energjisë dhe Ujit" Abdullatif Mansur të qeverisë së përkohshme të Takibanit.

1710401
Ambasadori i Turqisë në Afganistan bisedoi me autoritetet e Talibanit

Ambasadori i Turqisë në Kabul, Cihad Erginay, u takua veç e veç me "zëvendëskryeministrin" Abdusselam Hanefi dhe "zëvendësministrin në e Energjisë dhe Ujit" Abdullatif Mansur të qeverisë së përkohshme të Talibanit.

Zëdhënësi i Byrosë Politike të Talibanit, Muhammed Naim Vardak, njoftoi në llogarinë e tij në “Twitter” se Hanafi dhe Erginay u takuan dje.

Në deklaratë, Hanafi theksoi marrëdhëniet miqësore të Turqisë me Afganistanin dhe u shpreh duke thënë: "Ne jemi dy kombe miqësorë dhe vëllazërore. Marrëdhëniet tona janë të thella dhe datojnë në kohët e lashta. Ne kemi lidhje fetare dhe kulturore. Ne duam të zhvillojmë marrëdhëniet tona diplomatike me Turqinë. Në Afganistan është vendosur plotësisht siguria dhe ne duam që investitorët turq të investojnë në fusha të ndryshme në Afganistan."

Hanefi u shpreh se ata duan që Turqia të vazhdojë bashkëpunimin në fushat shëndetësore, arsimore dhe humanitare.

Kurse në deklaratën e bërë në llogarinë “Twitter” të Ambasadës Turke në Kabul, u bë e ditur se Erginay pati një takim shumë konstruktiv me "Ministrin e Energjisë dhe Ujit", Abdullatif Mansur.

"Kompanitë turke do të vazhdojnë të investojnë në Afganistan. Ne shpresojmë që në periudhën e ardhshme ta rrisim këtë bashkëpunim në dobi të popullit afgan", shkruhet në deklaratë.

Edhe në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Energjisë dhe Ujit të qeverisë së përkohshme në Afganistan, u vu në dukje se Mansur theksoi vazhdimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë midis Afganistanit dhe Turqisë.



Lajme të ngjashme