Turqia përkujton Masakrën e Tripolit (1821) në Gadishullin e Moresë

Masakra çnjerëzore e Tripolit, e cila kishte si qëllim të mos linte as edhe një turk të vetëm të gjallë në Gadishullin e Moresë (Peloponez), është shkruar në histori si një njollë e zezë, thotë Ministria e Jashtme turke.

1710220
Turqia përkujton Masakrën e Tripolit (1821) në Gadishullin e Moresë

Ministria e Punëve të Jashtme lëshoi një deklaratë në llogarinë e saj në median sociale në lidhje me ngjarjet që çuan në vrasjen e dhjetëra-mijëra myslimanëve turq në Gadishullin e Moresë (Peloponez) dhe që në histori kanë hyrë si "Masakra e Tripolit".

Pasi vë në dukje se kanë kaluar 200 vjet që kur dhjetëra-mijëra turq u vranë brutalisht në Tripoli, Ministria e Jashtme e vijon kështu deklaratën e saj:

"Kjo masakër çnjerëzore, e cila synonte të mos linte as edhe një turk të vetëm të gjallë në Peloponez, është shkruar si një njollë e zezë në histori”. 

“Ata, që në çdo rast lajthitin për t’u dhënë leksione të tjerëve duke shtrembëruar faktet historike, duhet ta dinë se mizoritë e tyre nuk do të harrohen kurrë dhe duhet të përballen sinqerisht me të vërtetat”,- përfundon deklarata e Ministrisë.

 


Lajme të ngjashme