Ministri turk i Tregtisë, Mehmet Mus do të zhvillojë një vizitë në Irak

Në kuadër të vizitës së tij që do të fillojë nesër, Mus do të shkojë së pari në kryeqytetin, Bagdad dhe do të zhvillojë bisedime zyrtare me Ministrin e Transportit, Nasır Huseyin Bandar al-Shibli.

1710208
Ministri turk i Tregtisë, Mehmet Mus do të zhvillojë një vizitë në Irak

Ministri turk i Tregtisë, Mehmet Mus do të vizitojë Irakun në datat 25-26 shtator.

Në kuadër të vizitës së tij që do të fillojë nesër, Mus do të shkojë së pari në kryeqytetin, Bagdad dhe do të zhvillojë bisedime zyrtare me Ministrin e Transportit, Nasır Huseyin Bandar al-Shibli.

Më pas ai do të shkojë në Erbil dhe do të takohet me Kryeministrin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Neçirvan Barzanidhe Kryeministrin e KRG-së Mesrur ​​Barzani.

Ministri turk do marrë pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Irak, që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit turk dhe irakian dhe do të ketë gjithashtu një takim me Ministrin e Shtetit të KRG-së dhe Anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Frontit Turkmen të Irakut, Aydın Maruf.

Në kuadër të vizitës së tij, Mus do të shqyrtojë çështjet e përforcimit të mëtejshëm të lidhjeve tregtare dhe ekonomike midis dy vendeve, dhe gjithashtu do të marrë nisma për të zgjidhur problemet që po përjetojnë kompanitë turke në Irak.

Ministri turk i Tregtisë, Mehmet Mus, i cili do të vizitojë Irakun për herë të dytë në dy muaj, kishte shkuar në Bagdad më 18 gusht dhe ishte takuar me Presidentin irakian Barhem Salih, kryeministrin Mustafa al-Kazimi, homologun e tij dhe ministrin e Transportit al-Shibli.

 



Lajme të ngjashme