Erdogan: Marrëdhëniet me ShBA nuk janë në nivelin e dëshiruar

“Marrëdhëniet tona me Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) duhet të ishin në një pozicion shumë më ndryshe si dy vende aleate në NATO”,- u tha të premten Presidenti Erdoan gazetarëve në Stamboll.

1710204
Erdogan: Marrëdhëniet me ShBA nuk janë në nivelin e dëshiruar

Pas namazit të të premtes, që e fali në Stamboll, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Marrëdhëniet Turqi-ShBA, duke u nisur nga pritshmëria ime e deritanishme dhe takimet që kam pasur me (presidentin amerikan Joe) zotin Biden nuk janë në nivelin e dëshiruar. Si dy vende anëtare të NATO-s ne duhet të jemi në një pozicion krejtësisht tjetër. Nëse nuk jemi në pikën e pritur, atëherë duhet që t’i themi këto”,- u shpreh Erdoan.

Udhëheqësi turk tha se një problem të tillë ai nuk e ka pasur me asnjë nga presidentët amerikanë, ndërsa tërhoqi vëmendjen në mbështetjen e Uashingtonit për strukturat terroriste në rajon.

“Për momentin Amerika po u jep organizatave terroriste një mbështetje mbi pritshmëritë. Në vend që të luftojë me organizatat terroriste, ShBA i mbështet dhe i pajis ato me sasi të mëdha armatimi e municioni. Për sa kohë që (nga ShBA-ja) kemi qasje të tilla, atëherë duhet që ne t’i ndajmë këto me opinionin publik botëror”, shtoi Erdoan.

Në vijim udhëheqësi turk komentoi situatën në Siri dhe vizitën e ardhshme në Rusi.

“Pritshmëritë që kam nga Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin janë shumë më ndryshe. Nga zoti Putin, e shprehur më drejtë, nga Rusia pres qasje të ndryshme, ashtu siç e kërkon solidariteti mes vendeve tona. Përpjekjen (kundër terrorizmit) ne duhet ta bëjmë së bashku edhe në jug (të Turqisë). Ajo që vihet re tani në terren është se ShBA-ja nuk është shumë e angazhuar në Siri”,- u shpreh Erdoan dhe shtoi:

“Në Siri për momentin prezentë janë: Turqia, Irani dhe Rusia. Nëse do ta kthejmë atë rajon në një pellg paqeje, atëherë është e domosdoshme që të bisedojmë me njëri-tjetrin. Do t’i diskutojmë këto çështje (në takimin me Putinin). Ne po bëjmë përpjekje për t’i ngritur marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë në një nivel shumë më të lartë. Pasi objektivi ynë është që vëllimi tregtar të arrijë në 100 miliardë dollarë”.

 


Lajme të ngjashme