Ushtarët turq neutralizuan 2 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha në një deklaratë se ushtarët turq vazhdojnë të neutralizojë terroristët të cilët po planifikojnë sulme për ambiciet e tyre tradhtare.

1709054
Ushtarët turq neutralizuan 2 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Dy terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG u neutralizuan në veri të Sirisë.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha në një deklaratë se ushtarët turq vazhdojnë të neutralizojë terroristët të cilët po planifikojnë sulme për ambiciet e tyre tradhtare.

Deklarata vuri në dukje se dy terroristë të PKK/YPG u neutralizuan në përgatitje për sulmin, njëri në rajonin e zonës operative “Burimi i Paqes” dhe tjetri në rajonin e zonës operative “Mburoja e Eufratit” në Siri.

Nga ana tjetër njësitë kufitare në nënprefekturën Reyhanli të Hatayit kanë kapur 3 terroristë të DAESH-it në përpjekje për të hyrë nga Siria në Turqi me rrugë të paligjshme.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se njësitë kufitare kanë kapur 3 persona gjatë përpjekjes për të hyrë në vend në mënyrë të paligjshme.

U përcaktua se personat e kapur janë pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

 


Lajme të ngjashme