Turqia u bëri thirrje të gjitha palëve në Libi që të përqendrohen në përparësitë e vendit

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë theksoi se vendimi i Kuvendit të Përfaqësuesve të Libisë për të tërhequr votëbesimin nga Qeveria e Unitetit Kombëtar nuk do të kontribuojë në stabilitetin dhe procesin e tranzicionit të Libisë.

1709330

“Duket qartë se vendimi i Kuvendit të Përfaqësuesve të Libisë për të tërhequr votëbesimin e dhënë Qeverisë së Unitetit Kombëtar në seancën e mbajtur në Tobruk më 21 shtator 2021, nuk do të kontribuojë në stabilitetin dhe procesin e tranzicionit të Libisë”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në deklaratë u theksua se është e rëndësishme që Qeveria e Unitetit Kombëtar të mbetet në krye të detyrës me autoritet të plotë deri në zgjedhje, siç parashikohet në udhërrëfyesin e përgatitur, në mënyrë që ato të organizohen në datën e caktuar, për të menaxhuar tranzicionin dhe të ruajë mjedisin e qetë në vend.

"Në fazën aktuale kritike është e dobishme për të gjitha palët në Libi që të lënë mënjanë përplasjet e tyre për interesin personal dhe diskutimet vicioze të legjitimitetit dhe të përqendrohen në përparësitë e Libisë me përgjegjësi", shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu shkruhet se Turqia, e cila ka qenë mbrojtëse që nga fillimi i procesit politik të kryer nën udhëheqjen dhe mirëpritjen e libianëve, të lehtësuar nga Kombet e Bashkuara, do të vazhdojë të mbështesë popullin miqësor dhe vëllazëror të Libisë dhe administratën legjitime libiane.

Lajme të ngjashme