Avionët ushtarakë të Turqisë dhe Azerbajxhanit fluturuan bashkë mbi Bosfor

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare postoi imazhet nga fluturimi i avionëve të Forcave Ajrore Turke dhe të Forcave Ajrore të Azerbajxhanit mbi qiellin e Stambollit.

1709318
Avionët ushtarakë të Turqisë dhe Azerbajxhanit fluturuan bashkë mbi Bosfor
teknofest
teknofest
teknofest
teknofest
teknofest

 

 Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë postoi në median sociale imazhet nga fluturimi i avionëve të Forcave Ajrore Turke dhe të Forcave Ajrore të Azerbajxhanit mbi qiellin e Stambollit.

Aktiviteti më i madh i teknologjisë në Turqi, Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST) vazhdon në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

Në kuadër të festivalit, avionët që i përkasin Forcave Ajrore Turke dhe Forcave Ajrore të Azerbajxhanit bënë fluturime përshëndetëse mbi Bosfor.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare postoi pamjet e fluturimit përshëndetës.

Në pamje duket që ekipi akrobatik i Forcave të Armatosura Turke “SOLOTURK” dhe “Yjet Turke” shoqërohen nga avionët "MiG-29" të Forcave Ajrore të Azerbajxhanit.



Lajme të ngjashme