Turqia nuk njeh zgjedhjet e Dumës ruse në Krime

Turqia deklaroi se zgjedhjet e Dumës Shtetërore, dhomës së ulët të Parlamentit rus në Krime, nuk kanë vlefshmëri ligjore.

1708393
Turqia nuk njeh zgjedhjet e Dumës ruse në Krime

Turqia deklaroi se zgjedhjet e Dumës Shtetërore, dhomës së ulët të Parlamentit rus në Krime, nuk kanë vlefshmëri ligjore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Ambasadori Tanju Bilgiç iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me zgjedhjet në Krime.

Duke deklaruar se Turqia vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës, Bilgiç tha: "Turqia vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Në këtë kontekst, rezultatet e zgjedhjeve të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, të cilat gjithashtu u mbajtën në Krime më 17-19 shtator 2021, nuk kanë vlefshmëri ligjore për Turqinë."

Ndërkohë, Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se nuk i njeh zgjedhjet ruse në Krime, të aneksuar në mënyrë të paligjshme.



Lajme të ngjashme