Turqia e kënaqur me formimin e qeverisë së re në Liban

Turqia shprehet e kënaqur që qeveria e re në Liban, e formuar më 10 shtator, ka marrë votëbesim.

1708421
Turqia e kënaqur me formimin e qeverisë së re në Liban

Turqia shprehet e kënaqur që qeveria e re në Liban, e formuar më 10 shtator, ka marrë votëbesim.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Jashtme turke tha: "Ne jemi shumë të kënaqur që kabineti i ri në Liban, i udhëhequr nga Najib Mikati, ka marrë detyrën me votëbesim nga parlamenti. Ne jemi të bindur se qeveria e re, e cila ka filluar nga puna pas një pauze të gjatë, do të trajtojë në mënyrë efektive sfidat me të cilat përballet Libani dhe do të prodhojë zgjidhjet që i duhen vendit."

Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me Libanin dhe popullin libanez dhe do t'i japë mbështetjen e saj më të mirë qeverisë së re, bëhet e ditur në deklaratë.

 


Lajme të ngjashme