Sentop kritikon politikat e BE-së për emigracionin, islamofobinë dhe Mesdheun Lindor

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop kritikoi politikat e paqëndrueshme, joreale dhe larg paanshmërisë të Bashkimit Evropian lidhur me problemin e emigracionit, islamofobinë dhe Mesdheun Lindor.

1708664
Sentop kritikon politikat e BE-së për emigracionin, islamofobinë dhe Mesdheun Lindor

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop kritikoi politikat e paqëndrueshme, joreale dhe larg paanshmërisë të Bashkimit Evropian lidhur me problemin e emigracionit, islamofobinë dhe Mesdheun Lindor.

Mustafa Sentop gjatë vizitë në Spanjë, në kryeqytetin Madrid, bëri deklarata për shtypin turk dhe spanjoll.

Sentop tërhoqi vëmendjen ndaj islamofobisë në Evropë dhe tha: "Bashkëpunimi midis Turqisë dhe Spanjës për këtë çështje duhet të merret si shembull."

Kryeparlamentari Sentop theksoi se nisma e Aleancës së Qytetërimeve, farat e së cilës u mbollën nën bashkëpresidencën e Turqisë dhe Spanjës, është shumë më e nevojshme në këtë periudhë të emigracionit, islamofobisë dhe konflikteve.

Sentop nënvizoi se Bashkimi Evropian nuk respektoi plotësisht marrëveshjen e arritur me Turqinë në mars 2016 në lidhje me refugjatët sirianë.

"Ajo që ka përmbushur BE-ja në Turqi nuk përbën as një të dhjetën e premtimeve të saj. Nëse do të isha në vendin e tyre, do të vihesha pak në siklet kur të bëja një deklaratë publike për këtë çështje", u shpreh Sentop.

Kurse në lidhje me problemet e Mesdheu Lindor, Mustafa Sentop tha: “Do të ishte e dobishme që Mesdheu Lindor t’u lihej atyre që jetojnë në Mesdheun Lindor. Greqia nuk është në Mesdheun Lindor, Franca nuk ka asnjë lidhje me të. Por për disa arsye, kur përmendet Mesdheu Lindor, të gjithëve u hapet oreksi dhe ata vijnë atje. Nëse do të kishte një situatë të ngjashme në Mesdheun Perëndimor, shumë vende ndoshta do të ndiheshin jo mirë nëse do të përpiqeshin të kërkonin diçka në bregdetin e Francës. Të gjithë duhet të jenë të kënaqur me të drejtat e tyre që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare. Turqia ka fuqinë për të mbrojtur të drejtat e saj duke qëndruar gjithmonë brenda ligjit ndërkombëtar”, tha Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Sentop deklaroi se ata ndjekin gjithashtu nga afër zhvillimet në Afganistan.

"Ne mendojmë se është e rëndësishme që Afganistani të kthehet në një pozitë të jetueshme për të gjithë, që të veprojmë njëzëri dhe që të mbajmë dramën humanitare në prioritet", tha ai.

Sentop deklaroi gjithashtu se vendimet e marra në disa parlamente evropiane në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 janë të padrejta, të paligjshme dhe larg njohurive historike.

"Ne, si Turqi, nuk e shohim si të drejtë që ngjarjet që kanë ndodhur në histori të jenë në agjendën e parlamenteve. Disa nga parlamentarët që e pranuan këtë (të ashtuquajturin gjenocid) as nuk e dinë historinë", tha ai.

Sentop rikujtoi se pas përpjekjes së dështuar për grushtshteti të organizatës terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik (2016), qytetarët turq u kërkuan (për deportim) gjithashtu nga Spanja, dhe shtoi: "Shpresoj që vendimet të rishikohen dhe këta individë të kthehen në Turqi."



Lajme të ngjashme