Oktay pret në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay priti në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

1708781
Oktay pret në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay priti në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në pritjen, e cila u zhvillua në Kompleksin Presidencial, u diskutuan hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar marrëdhëniet ekzistuese ekonomike dhe politike dypalëshe, si dhe çështjet rajonale.

Në kuadër të takimit u vlerësuan çështjet për rritjen e bashkëpunimit në shumë sektorë si siguria, mbrojtja, energjia, shëndetësia dhe turizmi dhe u vendos që këtë vit të mbahet takimi i 6-të i Komisionit të Përzier Ekonomik.

Gjatë takimit, Abazoviq deklaroi se janë të lumtur që janë në Turqi dhe se ndihen si në shtëpinë e tyre që nga momenti i mbërritjes.

Kurse Oktay, duke theksuar se Turqia dhe Mali i Zi janë dy vende që ndajnë një histori dhe kulturë të përbashkët dhe kanë lidhje të forta njerëzore dhe farefisnore, shprehu kënaqësinë e tij të madhe për vizitën.



Lajme të ngjashme