Nahçivan – Turqia dhe Azerbajxhani fillojnë stërvitjen ushtarake “Vëllazëria e Patundur 2021”

Forcat e armatosura të Turqisë dhe Azerbajxhanit filluan një stërvitje ushtarake të përbashkët në Republikën Autonome të Nahçivanit.

1708496
Nahçivan – Turqia dhe Azerbajxhani fillojnë stërvitjen ushtarake “Vëllazëria e Patundur 2021”

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit bëri me dije se një pjesë e trupave turke mbërritën në Nahçivan për të marrë pjesë në stërvitjen e quajtur “Vëllazëria e Patundur 2021”.

“Këtu, pas ekzekutimit të himneve kombëtare të të dyja vendeve, u realizua edhe ceremonia e shkëmbimit të flamujve, pas së cilës ushtarët dhe automjetet e blinduara që do të përdoren në stërvitje, u nisën në autokolonë drejt njësive ushtarake në Nahçivan”, theksoi Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Trupat e Forcave të Armatosura të Turqisë u pritën me entuziazëm në njësitë ushtarake në Nahçivan.



Lajme të ngjashme