Turqia kundërshton NAVTEX-in grek për studime në platformën kontinentale turke

Turqia publikoi një ​​NAVTEX në shenjë kundërshtimi ndaj NAVTEX-it (njoftimi drejtuar marinarëve) të Greqisë për anijen kërkimore që do të operojë në Kretën lindore në zonën e cila mbulon edhe platformën kontinentale turke.

1708201
Turqia kundërshton NAVTEX-in grek për studime në platformën kontinentale turke

Turqia publikoi një ​​NAVTEX në shenjë kundërshtimi ndaj NAVTEX-it (njoftimi drejtuar marinarëve) të Greqisë për anijen kërkimore që do të operojë në Kretën lindore në zonën e cila mbulon edhe platformën kontinentale turke.

Burimet e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare deklaruan se Greqia vazhdon përpjekjet e saj provokuese drejt platformës kontinentale turke nën emrin e studimit shkencor, duke shtuar se "janë marrë dhe zbatuar masat e nevojshme kundër kësaj përpjekje të fundit provokuese nga Greqia".

Mediat greke raportuan se "kërkimet nga anija kërkimore "NauticalGeo" për të hartuar rrugën e mundshme të tubacionit "EastMed" në lindje të Kretës janë penguar nga anijet luftarake turke".

Burimet e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare i përshkruan pretendimet në shtypin grek si të pabaza.

Navtex u njoftua nga Greqia më 16 shtator se anija kërkimore “NauticalGeo” do të kryejë studime shkencore në Kretën lindore në 16-22 shtator 2021, thanë burimet.

"Kur u ekzaminua vendi, u përcaktua se disa nga studimet ishin në platformën kontinentale turke. Në përputhje me ligjin ndërkombëtar, është publikuar NAVTEX-i ynë si kundërshtim ndaj kësaj nisme të paligjshme, provokuese dhe ekspansioniste të Greqisë, e cila ka njoftuar se do të kryejë kërkime shkencore në platformën kontinentale turke pa u koordinuar me Turqinë paraprakisht për punimet në platformën kontinentale turke", thuhet në deklaratë.

Duke vënë në dukje se ligji ndërkombëtar e përcakton platformën kontinentale si një të drejtë natyrore që vendi ka nga momenti që ekziston dhe për këtë arsye as nuk ka nevojë të deklarohet veçmas, burimet theksuan se platforma kontinentale turke u njoftua gjithashtu në Kombet e Bashkuara më 18 mars 2020 si pjesë e qasjes së Turqisë ndaj ligjit ndërkombëtar.

 


Lajme të ngjashme