SHBA – Luke Coffey: Ndikimi i Turqisë po rritet në Azinë Qendrore, Kaukaz dhe Afganistan

Politologu amerikan Luke Coffey, drejtor i Qendrës “Douglas dhe Sarah Allison” për Politikën e Jashtme, deklaroi se ndikimi turk po shënon rritje në Azinë Qendrore, Kaukaz dhe Afganistan.

1708072
SHBA – Luke Coffey: Ndikimi i Turqisë po rritet në Azinë Qendrore, Kaukaz dhe Afganistan

Në vlerësimin e tij për Drejtorie e Komunikimeve të Presidencës në kuadër të Sesionit 76. të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Luke Coffey theksoi se ndikimi i Turqisë është rritur ndjeshëm në Azinë Qendrore, Kaukaz dhe Afganistan gjatë 5 apo 6 viteve të fundit, ndërsa vuri në pah se aleanca e Turqisë dhe pozicioni i saj në NATO kanë siguruar dobi shumë të mëdha për Shtetet e Bashkuara të Amerikës pavarësisht vështirësive aktuale në marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Pasi tërhoqi vëmendjen se elementët që bashkojnë Turqinë dhe SHBA-në janë më shumë sesa ata që i ndajnë ato, politologu amerikan u shpreh gjithashtu në lidhje me rolin që Turqia mund të luajë në Afganistan.

“Kur është fjala për Afganistanin, Turqia mund të sipërmarrë një rol minimal për SHBA-në në këtë vend. Ajo mund të mbështesë interesat amerikane kundër talibanëve ose të luajë një rol të vogël në përcjelljen e tyre. Për shembull; nëse paraqitet një situatë pengu ose nëse nevojitet ndihmë humanitare për t'u shpërndarë, Turqia mund të sigurojë koordinimin me talibanët, sepse unë mendoj që të gjitha palët e shohin Turqinë si një ndërmjetës të paanshëm në Afganistan. Pavarësisht nëse ju mbështesni talibanët, lëvizjen e rezistencës apo jeni dikush që në të vërtetë doni thjesht të vazhdoni jetën tuaj, unë mendoj se Turqia dhe flamuri turk simbolizojnë paanshmërinë. Pra, Turqia konsiderohet si një ndërmjetës neutral dhe nga kjo mund të përfitojnë si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe populli i Afganistanit”, tha Coffey mes të tjerash.



Lajme të ngjashme