Lufta kundër terrorizmit – Neutralizohen me helikopterë 3 terroristë të PKK-së

Tre (3) terroristë të PKK-së janë neutralizuar me helikopterin “ATAK” në zonën e operacionit “Kthetra-Vetëtima” (Pençe-Şimşek) në veri të Irakut.

1707977
Lufta kundër terrorizmit – Neutralizohen me helikopterë 3 terroristë të PKK-së

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njoftoi të hënën se në zonën e operacionit “Kthetra-Vetëtima” (Pençe-Şimşek) në veri të Irakut janë neutralizuar me helikopterët “ATAK” tre (3) terroristë të PKK-së.

“Forcat heorike të Armatosura Turke vazhdojnë të shkatërrojnë strofkat terroriste ne veri të Irakut. 3 terroristë të PKK-së, vendndodhja e të cilëve u përcaktua në zonën e operacionit ‘Kthetra-Vetëtima’ (Pençe-Şimşek) janë neutralizuar me helikopterët tanë ‘ATAK’”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.



Lajme të ngjashme