Çavusoglu: Sa më parë barazi sovrane dhe status ndërkombëtar të barabartë për turkoqipriotët

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi se barazia sovrane dhe statusi ndërkombëtar i barabartë i popullit turkoqipriot duhet të regjistrohen sa më parë që të jetë e mundur.

1708116
Çavusoglu: Sa më parë barazi sovrane dhe status ndërkombëtar të barabartë për turkoqipriotët

Mevlut Çavusoglu po vazhdon kontaktet e tij diplomatike në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron për të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të Sesionit 76. të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të cilat do të fillojnë më 21 shtator.

Shefi i diplomacisë turke u takua me homologun e tij turkoqipriot, Tahsin Ertugruloglu.

“Ne u konsultuam me vëllanë tim të dashur, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV/TRNC), Tahsin Ertugruloglu, përpara takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Barazia sovrane dhe statusi i barabartë ndërkombëtar i popullit turkoqipriot duhet të regjistrohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Vazhdojmë të ecim krah për krah”, theksoi Çavusoglu pas takim nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter”.

Kryediplomati turk pati një takim edhe homologun indonezian, Retno Marsudi.

Në lidhje me takimin në fjalë, Çavusoglu bëri këtë vlerësim: “Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ne patëm një takim produktiv gjithashtu me ministrin e Punëve të Jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, të cilin do ta presim në vendin tonë muajin e ardhshëm. Ne do të forcojmë më tej marrëdhëniet tona dypalëshe në të gjitha fushat. Me Indonezinë ne kemi një bashkëpunim të ngushtë në Kombet e Bashkuara, në Organizatën e Bashkëpunimit Islam, në D-8 dhe në MIKTA.”



Lajme të ngjashme