Presidenti Erdogan sot shkon në ShBA

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan do të udhëtojë sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në Nju-Jork më 21 shtator.

1707657
Presidenti Erdogan sot shkon në ShBA

Presidenti Erdoan do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis 19 dhe 22 shtator 2021 për të marrë pjesë në edicionin e 76-të të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahen në Nju-Jork.

Të hënën, 20 shtator, Erdoan do të përurojë ndërtesën e Shtëpisë Turke në Nju-Jork.

Presidenti Erdoan do ta mbajë fjalimin e tij më 21 shtator, në ditën e parë të Asamblesë së Përgjithshme të 76-të, e cila sivjet do të do të mbahet me temën "Tejkalimi i epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), rindërtimi i qëndrueshmërisë duke iu përgjigjur nevojave të planetit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe vendosja e qëndrueshmërisë përmes shpresës për ringjalljen e OKB-së”.

Presidenti Erdogan, i cili siç raportohet do të ketë takime dypalëshe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe me shumë krerë shtetesh dhe qeverish, me rastin e vizitës së tij, do të takohet gjithashtu me përfaqësues të komuniteteve turke, të afërm dhe myslimane në SHBA në kuadër të konferencës me titull "Një botë më e drejtë është e mundur", organizuar nga Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan.

Presidenti Erdogan pritet të japë intervista për mediat amerikane dhe të marrë pjesë në Darkën tradicionale Gala të Edisionit të 11-të të Konferencës së Investimeve në Turqi, që do të mbahet nga Këshilli i Biznesit Turko-Amerikan (TAIK) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të botës së biznesit amerikan.

 


Lajme të ngjashme