Takimi Çavusoglu-Guterres, në fokus Qiproja, Afganistani, Libia, Siria dhe ndryshimet klimatike

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres shqyrtoi temat si Qipron, Afganistanin, Libinë, Sirinë dhe ndryshimet klimatike.

1707460

Çavusoglu, i cili shkoi në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Takimet e Asamblesë së Përgjithshme të 76-të të nivelit të lartë të OKB-së, që do të fillojnë më 21 shtator, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres ndamë mendimet për temat si Qipro, Afganistan, Libi, Siri dhe ndryshimet klimatike”, shkroi Çavusoglu në “Twitter” pas takimit.

Ai u takua edhe me Kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të 76-të të OKB-së, Abdulla Shahid dhe e uroi atë për detyrën e re.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu duke u takuar gjithashtu me ministrin e Jashtëm të Sri Lankës, Gamini Lakshman Peiris, në llogarinë e tij në “Twitter”, shkroi: "Pavarësisht distancës gjeografike, ne kemi vullnetin e plotë për të zhvilluar marrëdhëniet tona".

Lajme të ngjashme