Erdogan: "Njësia e parë e centralit bërthamor Akkuyu do të vihet në punë në 2023"

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se njësia e parë e Centralit Bërthamor Akkuyu, i cili është duke u ndërtuar në rrethin Mersin, do të vihet në punë në vitin 2023 (që përkon me 100-vjetorin e themelimit të Republikës Turke).

1707580

Në postimin e bërë në median sociale, Erdogan shkroi: "Me lejen e Allahut shpresoj se ne do të vendosim njësinë e parë të centralit të parë bërthamor të Turqisë, të ndërtuar me teknologjinë më të fundit dhe më të sigurt në fushën e tij, në vitin 2023."

“Ndërkohë që 443 centrale bërthamore janë ende në funksion në 32 vende të botës dhe 51 centrale bërthamore në 19 vende janë në ndërtim e sipër, ata që duan të privojnë Turqinë nga kjo mundësi kanë një problem tjetër”, shkroi Erdogan për të vijuar me fjalët: “Kompleksi i centralit në Akkuyu, me energjinë elektrike që do të prodhojë, do të japë kontribute shumë të rëndësishme për zhvillimin tonë si dhe në mjedisin tonë me zvogëlimin e emetimeve të karbonit dhe në përparimet tona në këtë fushë me teknologjinë e tij. Në një kohë kur debatet për ndryshimin e klimës po rriten, alternativa më e rëndësishme e energjisë për vendet ashtu si vendi ynë, është të ndërmarrin hapa që do t'i sjellin ato në centralet bërthamore”, shkroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan në postimin e bërë në median sociale.

Lajme të ngjashme