Turqia dhe BE-ja vazhdojnë dialogun e nivelit të lartë për ndryshimet klimatike

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum dhe nënkryetari i Lartë i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Frans Timmermans u takuan në kuadër të një dialogu të nivelit të lartë mbi klimën në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.

1707114
Turqia dhe BE-ja vazhdojnë dialogun e nivelit të lartë për ndryshimet klimatike

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum dhe nënkryetari i Lartë i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Frans Timmermans u takuan në kuadër të një dialogu të nivelit të lartë mbi klimën në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.

Në deklaratën e përbashkët të bërë në lidhje me takimin në ndërtesën e Komisionit të BE-së, u tha se Ministri Kurum dhe Komisioneri Timmermans, duke marrë parasysh rishikimin e Sistemit të Tregtimit të Emetimeve të planifikuar për t’u vendosur në Turqi dhe Sistemin e Tregtimit të Emetimeve të BE-së, diskutuan politikat e çmimeve të karbonit si një fushë me interes të përbashkët. Në agjendë ishin gjithashtu edhe përfitimet e zgjidhjeve të bazuara në natyrë në përshtatjen me ndryshimet klimatike, luftën ndaj ndryshimeve klimatike dhe humbjes së biodiversitetit.

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum i cituar në deklaratë tha: “Unë e konsideroj Dialogun e Nivelit të Lartë Klimatik midis Turqisë dhe BE-së si një mundësi të madhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe për të mbështetur procesin e pranimit të Turqisë në BE.”

Duke theksuar se Turqia e sheh luftën kundër ndryshimeve klimatike jo vetëm si një çështje përtej politikës dhe kufijve, por edhe si një çështje sigurie dhe zhvillimi, Kurum vazhdoi si më poshtë:” Në këtë kontekst, Turqia vazhdon me vendosmëri përpjekjet e saj ndaj ndryshimeve klimatike, por kostoja ekonomike e këtyre aktiviteteve është gjithashtu mjaft e lartë. Qasja e Turqisë në burimet ndërkombëtare të financimit të klimës në luftën kundër ndryshimeve klimatike do të mundësojë që përpjekjet tona të jenë më efektive në nivel global.”

Edhe Komisioneri Timmermans deklaroi se ngjarjet shkatërruese që ndodhën këtë verë, veçanërisht rreth Mesdheut, tregojnë realitetin e skenarëve shkencorë.

Timmermans theksoi nevojën urgjente që të gjitha qeveritë të veprojnë ndaj ndryshimeve klimatike dhe të ndërmarrin angazhime të qarta.

Deklarohet se bisedimet do të vazhdojnë në nivelin teknik midis Turqisë dhe BE-së dhe se ministrat do të vlerësojnë situatën në fillim të vitit 2022.



Lajme të ngjashme