Presidenti Erdogan të dielën viziton SHBA-në

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Kombeve të Bashkuara dhe do të bëjë përurimin e shtëpisë turke në Nju-Jork.

1707287
Presidenti Erdogan të dielën viziton SHBA-në

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se: "Në dhashë Zoti të dielën do të jemi në Amerikë dhe të hënën do të bëjmë hapjen e shtëpisë turke 36-katëshe në Nju-Jork, pikërisht përballë Kombeve të Bashkuara."

Erdogan mori pjesë në Mbledhjen Këshillimor të Zgjeruar të Rrethit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Qendrën Kulturore Ataturk në Mersin.

"Nuk ka asnjë partizan, asnjë margjinalizim me ndjenjën tonë të shërbimit. Ne nuk jemi këtu për të qenë zotër të këtij kombi, ne jemi këtu për të qenë shërbëtorë të tij", deklaroi Erdogan, ndërsa shtoi se "Vazhdojnë të rrisin reputacionin e vendit dhe ta bëjmë Turqinë një vend të fortë në botë."

Presidenti Erdogan do të bëjë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Kombeve të Bashkuara që organizohet mes datave 19-22 shtator.

Pritet që në samitin në Selinë e OKB-së në Nju-Jork Presidenti Erdogan të japë mesazhe për udhëheqësit botërorë për çështje të tilla si migrimi, ndryshimet klimatike dhe terrorizmi.

 


Lajme të ngjashme