Forcat turke të sigurisë neutralizuan 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Dy pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK u neutralizuan në zonën operative “Kthetra-Tigri” në veri të Irakut.

1706805
Forcat turke të sigurisë neutralizuan 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Dy pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK u neutralizuan në zonën operative “Kthetra-Tigër” në veri të Irakut.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e mediave sociale të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare thuhet: "Forcat e armatosura turke vazhdojnë të godasin organizatën terroriste PKK. Dy terroristë të tjerë të PKK-së të identifikuar në zonën operative ‘Kthetra-Tigër’ në veri të Irakut u neutralizuan nga ushtarët tanë."

Ndërkohë, sipas një deklarate nga Zyra e Prefektit të Tuncelit, ekipet e Komandës së Xhandarmërisë së Rrethit si pjesë e Operacionit Eren-7 Mercan Munzur kryen një operacion kundër organizatës separatiste terroriste në zonën rurale të nënprefekturës Ovacik.

Dhjetë strehimore të përdorur nga terroristët u shkatërruan nga forcat e sigurisë që kryenin operacione të kërkim-spastrimi në vend.



Lajme të ngjashme