Erdogan: Ne kemi arritur shifrat më të larta të rritjes ekonomike në botë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha: “Falë masave që kemi marrë dhe praktikave që kemi zbatuar, kemi arritur shifrat më të larta të rritjes në botë.”

1706931
Erdogan: Ne kemi arritur shifrat më të larta të rritjes ekonomike në botë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha: “Falë masave që kemi marrë dhe praktikave që kemi zbatuar, kemi arritur shifrat më të larta të rritjes në botë.”

Erdogan mori pjesë në programin "Viti Përkujtimor Ahi Evran - Takimi i Zejtarëve në Gjurmët e Ahi Evran 2021 UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO)", që u zhvillua në Kirshehir.

"Ne kemi arritur shifrat më të larta të rritjes në botë. Ne po thyejmë rekorde në eksporte. Madje punësimi ka tejkaluar periudhën para epidemisë së koronavirusit (Kovid-19)", tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Më pas, Erdogani mori pjesë në Ceremoninë e Hapjes së Ndërtesës së Selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në rrethin Kirsehir.

Në fjalimin e mbajtur këtu, Erdogan tha: “Viti 2021 u shpall si Viti i Ahi Evranit nga UNESCO me rastin e 850-vjetorit të lindjes së tij. Ky vit është gjithashtu viti i Yunus Emresë dhe Haci Bektash-i Veli, me rastin e 700-vjetorit dhe 750-vjetorit të vdekjes së tyre. Me programet e ndryshme që ne kemi organizuar që nga fillimi i vitit, po përpiqemi të shfrytëzojmë mirë përvjetorët që kanë një rëndësi të madhe për ne. Ne duam që rinia jonë, e cila është garancia e të ardhmes sonë, të njohë dhe kuptojë arkitektët shpirtërorë të Anadollit”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.  



Lajme të ngjashme