Mesazhe uniteti dhe solidariteti nga Erdoan

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dha mesazhe uniteti dhe solidariteti në takimin e mbajtur në Diyarbakir me përfaqësues të organizatave joqeveritare (OJQ) dhe udhëheqës të opinionit.

1705740
Mesazhe uniteti dhe solidariteti nga Erdoan

Në takimin e organizuar në Diyarbakir me përfaqësuesit e OJQ-ve dhe drejtuesit e opinioneve, Presidenti Erdoan iu drejtua pjesëmarrësve përmes bisedës telefonike që ai realizoi me Presidentin e Çështjeve Fetare Ali Erbash (Ali Erbaş).

Duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë program, në fjalën e tij Presidenti Erdoan uroi që pjesëmarrësit të ecnin në rrugën e drejtë [Sirat-i Mustakim).

"Sepse besoj se çfarëdo që kemi, ekziston në unitetin dhe solidaritetin tonë, duke vazhduar të ecim në këtë rrugë. Për këtë, puna që ju bëni bart një rëndësi të madhe. Ne presim shërbime të mëdha nga ju, veçanërisht në rajon",- u shpreh udhëheqësi turk në fjalën e tij përshëndetëse.

Kurse Kreu i Çështjeve Fetare në Turqi, Ali Erbash u shpreh nga ana e tij se udhëheqësve të opinionit, OJQ-ve, fondacioneve, shoqatave dhe mësuesve u takojnë detyra të rëndësishme në zgjidhjen e problemeve.

"Ne do t'i zgjidhim problemet tona me dituri, njohuri, mençuri, largpamësi dhe mendjemprehtësi. Përçarja që është praktikuar në gjeografinë tonë për një shekull dhe skenarët e pistë që ata kanë krijuar nuk kanë qenë të suksesshëm falë liderëve të opinionit dhe OJQ-ve që mblidhen për të bërë mirë”,- u shpreh Erbash.

Duke theksuar se Fondacioni Fetar i Turqisë është aktiv dhe po realizon projekte në 149 vende të botës, Erbash e vijoi kështu fjalimin e tij:

"Kur shpërndajmë mish kurbani për njerëzit atje, këta njerëz luten me lot, "Allahu qoftë i kënaqur me Turqinë". Ne qëndrojmë në këmbë falë lutjeve që këta njerëz bënë për ne".



Lajme të ngjashme