Çavusoglu: Bashkësia ndërkombëtare e kuptoi seriozitetin e problemit të emigracionit të parregullt

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se ata tani kanë nisur të shohin një mbështetje më të mirë nga bashkësia ndërkombëtar për kthimin dhe dërgimin në mënyrë të sigurt të refugjatëve në vendin e tyre.

1705637

"Ata e kanë kuptuar pak seriozitetin e çështjes”, u shpreh Çavushollu gjatë përgjigjes së pyetjeve të gazetarëve në rrethin Manavgat të Antalies.

Duke theksuar se këtë javë kishte ardhur në Turqi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, Filippo Grandi, kryediplomati turk tha:

"Tani kemi nisur të shikojmë një mbështetje më të mirë nga bashkësia ndërkombëtar për kthimin dhe dërgimin në mënyrë të sigurt të refugjatëve në vendin e tyre. E kanë kuptuar sadopak seriozitetin e kësaj çështjeje. Ne po punojmë kryesisht me Komisariatin e Lartë të OKB-së për kthimin e refugjatëve në vendin e tyre, veçanërisht në Siri”.

Vendet fqinje që mirëpresin numrin më të madh të sirianëve, Turqia, Libani, Jordania dhe Iraku, kemi nisur një iniciativë në këtë drejtim. Situata në Liban është shumë e keqe, theksoi Çavushollu, ndërsa shtoi se njerëzit nuk duhen kthyer duke i shtyrë me zor, por duke realizuar për ata projekte inovatore në arsim, shëndetësi dhe punësim, si në rastin e të kthyerve në Idlib.

Duke sqaruar se Evropa deri më sot ka qenë kundër rindërtimit të Sirisë, Çavuşoğlu tha:

"Kjo është e vërtetë. Nuk është realiste që të bëhet rindërtimi i një vendi ose një rajoni ndërsa aty vazhdon lufta. Ne të gjithë kemi një qëndrim të qartë në lidhje me regjimin (e Esadit), por plotësimi i nevojave themelore në terren nuk nënkupton rindërtimin e një vendi. E njëjta gjë vlen edhe për Afganistanin."

Lajme të ngjashme