Lufta antiterror, neutralizohen 6 terroristë dhe asgjësohen një sërë strehimoresh

Gjashtë terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK, u neutralizuan në rajonin e operacionit “Kthetra Vetëtima” në veri të Irakut.

1705494

Në postimin e bërë në llogarinë “Twitter” të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) shkruhet: "Forcat tona të armatosura heroike vazhdojnë të shkatërrojnë foletë e terrorit në veri të Irakut. 6 terroristë të tjerë të PKK-së të zbuluar në zonën e operacionit “Kthetra Vetëtima” u neutralizuan nga Mehmetçikët (ushtarët turk)."

Nga ana tjetër, sipas deklaratës së bërë nga Zyra e Prefektit të Tuncelisë, ekipet e Komandës së Xhandarmërisë së Rrethit kryen një operacion në nënprefekturën Pülümür si pjesë e operacionit “Eren-7 Mercan Munzur”.

Në operacion u asgjësuan 7 strehimore, që u përcaktua se përdoreshin nga terroristët, që u identifikuan nga forcat e sigurisë që kryenin aktivitete kërkimi dhe skanimi në tokë.

Lajme të ngjashme