Forcat e Armatosura Turke neutralizuan 6 terroristë në veri të Sirisë

Forcat e Armatosura Turke neutralizuan gjashtë terroristë të YPG [krahu sirian i organizatës separatiste terroriste PKK] në veri të Sirisë, njoftoi të enjten, më 9 shtator, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

1705210
Forcat e Armatosura Turke neutralizuan 6 terroristë në veri të Sirisë

Në veri të Sirisë janë neutralizuar gjashtë (6) terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë (MSB, sipas akronimit në turqisht), terroristët ishin duke planifikuar sulme në zonën e Operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë.

“Vazhdojmë ta asgjësojmë në burim terrorizmin. 6 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët sipas përcaktimeve përgatiteshin të kryenin sulm në zonën operative ‘Mburoja e Eufratit’, janë neutralizuar me ndërhyrjen e suksesshme të Forcave heroike të Armatosura Turke”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 


Lajme të ngjashme