Forcat e Armatosura Turke neutralizuan 2 terroristë në veri të Irakut

Si rezultat i operacionit ajror në rajonin Gara në veri të Irakut janë neutralizuar 2 terroristë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

1703152
Forcat e Armatosura Turke neutralizuan 2 terroristë në veri të Irakut

Dy terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK, vendndodhja e të cilëve u përcaktua në rajonin Gara në veri të Irakut, janë neutralizuar me një operacion ajror, njoftoi të hënën në “Twitter” Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

“Vazhdojmë të shkatërrojmë strofkat e terroristëve me parullën: ‘Kërko-Gjej-Asgjëso’. Dy terroristë të organizatës terroriste PKK, vendndodhja e të cilëve u përcaktua në rajonin Gara në veri të Irakut si rezultat i koordinimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) janë neutralizuar me një operacion ajror”, shkruan Ministria në postimin e saj në “Twitter”.

 


Lajme të ngjashme