Turqia do të jetë pranë popullit afgan

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik tha se Turqia do të vazhdojë të jetë pranë popullit afgan për sa kohë që ky do ta dojë ndihmën tonë.

1697829
Turqia do të jetë pranë popullit afgan

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik tha se Turqia do të vazhdojë të jetë pranë popullit afgan për sa kohë që ky do ta dojë këtë.

Në postimin që ka bërë nga llogaria e tij në mediat sociale, Çelik deklaroi se Forcat e Armatosura Turke, që kanë shërbyer në Afganistan dhe kanë kontribuar në paqen, qetësinë dhe stabilitetin e popullit mik dhe vëlla afgan, kanë përmbushur me sukses edhe një mision tjetër.

"Në këtë kontekst, ushtarët tanë që kanë shërbyer në misionin e Aeroportit të Kabulit, detyrën të cilën ne e kemi kryer për 6 vjet, po kthehen në atdhe. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit afgan për aq kohë sa ky do ta dojë ndihmën tonë. Turqia është një mik, vëlla dhe aleat i besueshëm",- shkruan në vijim të postimit të tij zëdhënësi i AK Partisë Omer Çelik.

 


Lajme të ngjashme