Zjarret në Turqi – Azerbajxhani dërgon një skuadër të tretë për të luftuar fatkeqësinë

Plot 40 zjarrfikëse dhe një personel i përbërë nga 150 oficerë të Ministrisë së Situatave Emergjente të Azerbajxhanit u dërguan në Turqi me rrugë tokësore.

1686078
Zjarret në Turqi – Azerbajxhani dërgon një skuadër të tretë për të luftuar fatkeqësinë

Azerbajxhani dërgoi në Turqi një skuadër të tretë për t'iu përgjigjur zjarreve në pyje.

Plot 40 zjarrfikëse dhe një personel i përbërë nga 150 oficerë të Ministrisë së Situatave Emergjente të Azerbajxhanit u dërguan në Turqi me rrugë tokësore.

Gjithashtu avioni amfib i Azerbajxhanit, i cili është i përfshirë në aktivitetet e shuarjes së zjarreve, u rikthye në Turqi pas një mungese njëditore të detyruar për mirëmbajtje.

Më parë, Azerbajxhani kishte dërguar në Turqi po ashtu 53 zjarrfikëse, 1 avion, 1 helikopter dhe një personel i përbërë nga 320 oficerë të Ministrisë së Situatave Emergjente.



Lajme të ngjashme