Turqia e 9-ta në botë për nga numri i vaksinave antiCOVID të administruara

Turqia është renditur në vendin e 9-të në botë për sa i përket numrit të përgjithshëm të vaksinave të administruara.

1686222
Turqia e 9-ta në botë për nga numri i vaksinave antiCOVID të administruara

Mbi 4 miliardë e 310 milionë doza të vaksinave kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) janë aplikuar deri më sot në të gjithë botën.

Turqia është renditur në vendin e 9-të në botë për sa i përket numrit të përgjithshëm të vaksinave të administruara.

Sipas portalit “Ourworldindata.org”, ku përpilohen të dhënat mbi vaksinat kundër llojit të ri të koronavirusit, Kina është vendi që ka administruar më shumë doza: 1 miliard e 730 milionë.

Kina ndiqet respektivisht nga India me 489 milionë e 342 mijë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 348 milionë e 100 mijë, Brazili me 147 milionë e 210 mijë, Gjermania me 93 milionë e 750 mijë, Japonia me 92 milionë e 340 mijë, Britania me 85 milionë e 660 mijë, Franca me 75 milionë e 280 mijë, Turqia me 74 milionë e 634 mijë, Indonezia me 70 milionë e 740 mijë, Italia me 70 milionë e 130 mijë, Meksika me 68 milionë e 830 mijë, Rusia me 64 milionë e 280 mijë dhe Spanja me 57 milionë e 650 mijë doza të administruara aktualisht.



Lajme të ngjashme