Erdogan: Ne do t’i përjetojmë së bashku ditët, kur pyjet e djegura rilindin nga hiri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri një vlerësim rendit të ditës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë mbrëmë.

1685817
Erdogan: Ne do t’i përjetojmë së bashku ditët, kur pyjet e djegura rilindin nga hiri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se "Të gjithë do t’i përjetojnë ditët, kur pyjet e djegura rilindin nga hiri."

Presidenti Erdogan i bëri një vlerësim rendit të ditës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë mbrëmë.

Lidhur me zjarret në pyje që kanë prekur disa pjesë të Turqisë, Erdogan tha se ndërsa punimet e shuarjes po vazhdojnë, njësitë përkatëse po vazhdojnë të vlerësojnë dëmet.

"Në dhashë Zoti ne do t'i bëjmë të gjelbëruara të gjitha ato vende të djegura. /.../. Ashtu siç janë mbjellë 5.5 miliardë pemë falë qytetarëve tanë, ashtu do t’i përjetojmë së bashku edhe ditët kur pyjet tona të djegura rilindin nga hiri", vlerësoi kreu i shtetit turk.

Ndërkaq në lidhje me Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe rajonin e Marashit të mbyllur, Presidenti Erdogan tha: "Ne mendojmë të organizojmë një takim ndërkombëtar nga vjeshta. Me këtë takim, synojmë të përmirësojmë edhe më tej performancën e kësaj iniciative."

 


Lajme të ngjashme