Turqi-Rusi diskutuan zhvillimet aktuale dhe procesin politik në Siri

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin u takua në Ankara me Përfaqësuesin Special të Federatës Ruse për Sirinë, Alexander Lavrentiyev.

1685336
Turqi-Rusi diskutuan zhvillimet aktuale dhe procesin politik në Siri

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin u takua në Ankara me Përfaqësuesin Special të Federatës Ruse për Sirinë, Alexander Lavrentiyev.

Në takimin midis delegacioneve, që u mbajt në Kompleksin Presidencial dhe kryesua nga Kalin dhe Lavrentiyev, u diskutuan zhvillimet aktuale dhe procesi politik në Siri.

Në takim u vu theksi në rëndësinë e respektimit të armëpushimit në Idlib dhe u ra dakord për të mos lejuar sulmet provokuese që do të dëmtonin mjedisin e stabilitetit të siguruar nga marrëveshja (Turqi-Rusi për armëpushimin në Idlib).

Për të vendosur paqen dhe stabilitetin në Siri është e nevojshme të përshpejtohen punimet e komitetit kushtetues dhe të menaxhohet në mënyrë më efikase procesi politik, u vu në dukje në takim dhe u theksua se është nevojshme të luftohet me vendosmëri kundër të gjitha grupeve terroriste, përfshirë PYD/YPG/PKK dhe DAESH dhe të ruhet integriteti territorial i Sirisë.

Në takim u nënvizua rëndësia e hedhjes së hapave të përbashkët për të lehtësuar krizën humanitare në Siri dhe të dyja palët u shprehën të kënaqura për rezolutën 2585 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila siguron edhe qasjen e vazhdueshme të ndihmave humanitare në Siri.



Lajme të ngjashme