Nën kontroll 160 nga gjithsej 174 zjarret pyjore të 8 ditëve të fundit në Turqi

Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve njoftoi të mërkurën se janë vënë nën kontroll 160 nga 174 zjarre që kanë shpërthyer në zona pyjore të ndryshme të Turqisë që nga data 28 korrik, ndërkohë që 14 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive.

1685661
Nën kontroll 160 nga gjithsej 174 zjarret pyjore të 8 ditëve të fundit në Turqi

“Në periudhën 28 korrik - 4 gusht kanë shpërthyer 174 zjarre pyjore në gjithsej 39 provinca. Nga zjarret në fjalë janë marrë nën kontroll 160 prej tyre”, deklaroi Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve përmes një komunikate të shkruar duke theksuar se vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll edhe 14 zjarre në 5 provinca.

“Gjithashtu ekipet tona kanë ndërhyrë ndaj 98 zjarreve në zona rurale. Në luftën me vatrat e zjarrit ende aktive janë mobilizuar në total 16 avionë, 9 dronë, 5 helikopterë, 1 helikopter pa pilot, 850 zjarrfikëse, 150 makineri pune dhe një personel prej gati 5.250 personash”, thuhet mes të tjerash në këtë deklaratë. / AA



Lajme të ngjashme