Fahrettin Altun: Turqia nuk është dhe s'do të jetë dhomë pritjeje e askujt

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, reagoi të mërkurën ndaj deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se disa afganë mund të aplikojnë për të emigruar në SHBA përmes vendeve të treta, përfshi këtu edhe Turqinë.

1685582
Fahrettin Altun: Turqia nuk është dhe s'do të jetë dhomë pritjeje e askujt

Fahrettin Altun u prononcua në lidhje me këtë çështje gjatë një interviste me korrespondentin e rrjetit mediatik “Bloomberg”.

“Turqia nuk është dhe s'do të jetë dhomë pritjeje e askujt. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga thirrja e Departamentit amerikan të Shtetit që disa shtetas afganë, të cilët punojnë në projekte dhe organizata të financuara nga Shtetet e Bashkuara, të shkojnë në vendet e treta dhe të kërkojnë azil nga SHBA-ja”, u shpreh ai.

Altun theksoi se një thirrje e tillë, e cila inkurajon emigracionin e parregullt, nuk mund të pranohet kurrë duke marrë parasysh kushtet në rajon dhe faktin që Turqia strehon prej vitesh më shumë se 4 milionë refugjatë.

“Ne do t'i vazhdojmë me të gjitha forcat përpjekjet tona për të ruajtur sigurinë e kufijve tanë”, saktësoi kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë.



Lajme të ngjashme