Erdogan falënderon Bullgarinë për solidaritetin

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar Rumen Radev, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Administratës Presidenciale turke.

1685167
Erdogan falënderon Bullgarinë për solidaritetin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, Rumen Radev.

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve të Administratës Presidenciale turke në këtë bisedë telefonike u diskutuan çështje të bashkëpunimit në luftimin e zjarreve në pyje që vazhdojnë në disa zona të Turqisë, si dhe perspektivat për zhvillimin e marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti Erdoan e falënderoi homologun e tij bullgar për ngushëllimet në lidhje me zjarret e pyjeve në Turqi, si dhe për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar në përpjekjen me zjarret.

 


Lajme të ngjashme