Erdogan dhe anëtarët e KSU-së vizituan Mauzoleun

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha të mërkurën se Forcat e Armatosura Turke (TSK) ngjallin besim në popull me operacionet e suksesshme që kryejnë brenda dhe jashtë vendit.

1685547
Erdogan dhe anëtarët e KSU-së vizituan Mauzoleun
Erdoğan ve YAŞ üyeleri Anıtkabir-i ziyaret etti.jpg
Erdoğan ve YAŞ üyeleri Anıtkabir-i ziyaret etti2.jpg
erdogan yas toplantisi.jpg
erdogan yas uyeleri anitkabir'de.jpg

Anëtarët e Këshillit Suprem Ushtarak (YAŞ sipas shkurtesës në turqisht) të udhëhequr nga Presidenti Erdoan vizituan të mërkurën paradite Mauzoleun (ku prehet lideri i madh, themeluesi i Republikës së Turqisë Mustafa Kemal Ataturk) përpara takimit vjetor që këshill do të mbajë në Kompleksin Presidencial.

Presidenti Erdoan dhe anëtarët e KSU bënë një fotografi para shkallëve që të çojnë në mauzole dhe më pas kaluan në Kullën e Paktit Kombëtar (Misak-i Milli).

Në librin special të mauzoleut Erdoani la këtë shënim:

"I shtrenjti Ataturk, si anëtarë të Këshillit Suprem Ushtarak, ne jemi edhe një herë para jush me rastin e takimit për vitin 2021. Ne vazhdojmë luftën tonë për ta ngritur Republikën e Turqisë mbi nivelin e qytetërimeve moderne, ashtu siç na keni treguar Ju. Pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) që ka tronditur thellësisht botën, Turqia vazhdon të shënojë suksese të rëndësishme në shumë fusha, që nga ekonomia në mbrojtje, nga prodhimi në shëndetësi. Në këtë proces, Forcat e Armatosura Turke ngjallin besim te populli me operacionet e suksesshme që kryejnë brenda dhe jashtë vendit. U prehsh në paqe".

Po sot në orën 12.20 në Kompleksin Presidencial filloi mbledhja vjetore e Këshillit Suprem Ushtarak (YAŞ) nën drejtimin e Presidentit Erdoan.



Lajme të ngjashme