Turqi - Vetëdorëzohen tek forcat e sigurisë edhe 2 terroristë të tjerë të PKK-së

Tek forcat turke të sigurisë janë vetëdorëzuar edhe dy anëtarë të tjerë të arratisur nga radhët e organizatës terroriste separatiste PKK, njoftoi të martën Ministria e Punëve të Brendshme.

1684598
Turqi - Vetëdorëzohen tek forcat e sigurisë edhe 2 terroristë të tjerë të PKK-së

Si rezultat i punës bindëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë nën koordinimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë vetëdorëzuar pranë forcave të sigurisë 2 anëtarë të organizatës të arratisur nga PKK-ja.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, u tha se një nga anëtarët e organizatës që u vetëdorëzua kishte marrë pjesë në organizatën terroriste në 1997 dhe kishte vepruar në emër të organizatës në Irak dhe Siri, ndërsa anëtari tjetër i organizatës vepronte në fushën evropiane të organizatë terroriste.

Sipas komunikatës së Ministrisë numri i anëtarëve të organizatës që janë vetëdorëzuar përmes bindjes në vitin 2021 është rritur u rrit në 120. 

 


Lajme të ngjashme