Erdogan falënderon vendet që mbështetën Turqinë në luftën kundër zjarreve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan falënderoi vendet dhe organizatat që e mbështetën Turqinë në luftën kundër zjarreve në pyje.

1685021
Erdogan falënderon vendet që mbështetën Turqinë në luftën kundër zjarreve

"Në emër të popullit turk falënderoj të gjitha vendet dhe organizatat mike që e mbështetën Turqinë në luftën kundër zjarreve në pyje, shprehën ngushëllime dhe simpati, vunë në dukje gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmë dhe e dërguan atë," shkroi lideri turk në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Presidenti u shpreh se do ta kalojnë brenda një kohe të shkurtër këtë proces të vështirë.

"Në veçanti, në emër të të gjithë vendit, do të doja të shpreh mirënjohje për Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e dashur Ilham Aliyev, Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez, të cilët që nga minutat e para nuk e kursyen mbështetjen e tyre për Turqinë. Unë i jam gjithashtu mirënjohës Presidentit të Iranit Ibrahim Reisi, Emirit të Katarit Sheik Tamim, Presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviç, Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për solidaritetin e tyre”, shkroi Erdoan në vijim të postimit të tij në median sociale.

 


Lajme të ngjashme