Zjarret në Turqi – Azerbajxhani e Katari dërgojnë mbështetje shtesë, BE e gatshme për shumë ndihmë

Turqia vazhdon të marrë mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti nga jashtë për zjarret pyjore në zona të ndryshme të vendit.

1683909
Zjarret në Turqi – Azerbajxhani e Katari dërgojnë mbështetje shtesë, BE e gatshme për shumë ndihmë
yangin super haber.jpg
yangin sondurme 2.jpg
yangin sondurme 1.jpg
yangin sondurme.jpg

Presidenti i Kirgizisë, Sadyr Japarov, i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit Recep Tayyip Erdogan për njerëzit që kanë humbur jetën në zjarret pyjore.

“Jam shumë i pikëlluar nga lajmi për humbjen e jetëve si pasojë e zjarreve në shumë provinca të Turqisë. Në këto kohë të vështira, i uroj popullit të Turqisë guxim dhe përkushtim për të kapërcyer pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore”, tha presidenti kirgiz në mesazhin e tij.

Në emër të tij dhe popullit të Kirgizisë, Sadyr Japarovi përcolli ngushëllime për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve nga zjarret.

Kurse ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në mesazhin e saj të solidaritetit dhe ngushëllimit, postuar nga llogaria e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”, etiketoi ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

“Unë përcjell ngushëllimet e mia për ata që humbën jetën në zjarret vdekjeprurëse në pyjet e Turqisë. Solidariteti dhe mendimet tona janë me popullin turk dhe zjarrfikësit që luftojnë me flakët”, u shpreh ajo.

Komisioni i Bashkimit Evropian raportoi se 3 avionë zjarrfikës do të dërgohen për të mbështetur luftën kundër zjarreve në Turqi.

Janez Lenarcic, eurokomisar për Menaxhimin e Krizave, deklaroi se BE-ja është në solidaritet të plotë me Turqinë në këto kohë të vështira dhe theksoi se Unioni është i gatshëm të sigurojë më shumë ndihmë.

Po ashtu, me direktivë të Sheikut Tamim bin Hamad al-Thani, emir i Katarit, drejt Turqisë u nis edhe një skuadër nga Grupi Ndërkombëtar i Kërkim-Shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Brendshme të këtij vendi.

Skuadra katarase do të marrë pjesë në aktivitetet e kërkim-shpëtimit për personat e humbur në zjarret pyjore.

Ndërsa nga Azerbajxhani mbërritën në Turqi 220 zjarrfikës me gjithsej 53 mjete, 41 prej të cilave zjarrfikëse, për të mbështetur luftën kundër zjarreve.



Lajme të ngjashme