Turqia përshëndetë hapjen zyrtare të rrugës bregdetare Misrata-Sirte në Libi

Turqia thotë se mirëpret hapjen zyrtare më 30 korrik të rrugës bregdetare Misrata-Sirte të mbyllur prej kohësh në Libi.

1683439
Turqia përshëndetë hapjen zyrtare të rrugës bregdetare Misrata-Sirte në Libi

Turqia thotë se mirëpret hapjen zyrtare më 30 korrik të rrugës bregdetare Misrata-Sirte të mbyllur prej kohësh në Libi.

Ministria e Jashtme tha në një deklaratë me shkrim se është kënaqësi që përpjekjet e Këshillit Presidencial, Qeverisë së Unitetit Kombëtar të kryesuar nga Kryeministri Abdulhamid Dibeybe, Misioni i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Libi dhe Komisioni i Përbashkët Ushtarak 5+5 në këtë kontekst ishin pozitive.

"Shpresojmë që ky hap, i cili do të lehtësojë jetën e përditshme të popullit libian, do të kontribuojë në sigurimin e stabilitetit të qëndrueshëm, paqes dhe prosperitetit në vend," thuhet në deklaratë.

Në deklaratë gjithashtu urohet që ky zhvillim të jetë pozitiv për unifikimin e institucioneve të sigurisë të vendit dhe ushtrisë nën ombrellën e sundimit legjitim civil.

"Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin libian dhe Qeverinë e Unitetit Kombëtar në kontekstin e vendosjes së armëpushimit të qëndrueshëm, avancimit të procesit politik dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme", thuhet në mes tjerash në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë.



Lajme të ngjashme