Turqia i dha notë proteste Greqisë

Turqia i dha notë proteste Greqisë për shkak të shtetasit turk që u qëllua dhe u vra si pasojë e të shtënave nga ana greke në kufi në Edrene.

1683575
Turqia i dha notë proteste Greqisë

Turqia i dha notë proteste Greqisë për shkak të shtetasit turk që u qëllua dhe u vra si pasojë e të shtënave nga ana greke në kufi në Edrene.

Një qytetar turk u vra në Edrene rreth orës 19:20 pasdite dje kur u qëllua nga njerëz ose persona të veshur me rroba civile nga ana greke.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme, ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Greqisë në Ankara u thirr në Ministri në lidhje me incidentin, të cilit iu dha një notë në shenjë reagimi.

Bëhet e ditur se nga ushtruesi i detyrës së ambasadorit u kërkua që incidenti i protestuar të hetohej dhe të informohej për rezultatin e tij, që vrasësi ose vrasësit të kapen dhe ndëshkohen dhe të merreshin masa që incidente të tilla të mos përsëriten.

Gjithashtu u tha se të drejtat e viktimave dhe familjeve të tyre për kompensim janë të rezervuara.



Lajme të ngjashme