Pakdemirli: 107 nga 112 zjarre në pyje janë vënën nën kontroll 5 të tjera po vazhdojnë

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli nga qendra e menaxhimit të zjarreve në Degirmenyani të Marmaris të Muglas njoftoi për gjendjen e fundit në terren.

1683456
Pakdemirli: 107 nga 112 zjarre në pyje janë vënën nën kontroll 5 të tjera po vazhdojnë
yangın
yangın.jpg

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli tha se 107 nga 112 zjarret në të gjithë vendin janë vënë nën kontroll.

Në mesazhin e postuar në llogarinë e tij në Twitter ministri Pakdemirli tha: "Kemi vënë nën kontroll 107 nga 112 zjarret që shpërthyen midis 28 korrikut dhe 1 gushtit 2021. Përpjekjet tona për të kontrolluar pesë zjarret në vazhdim po vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme."

Në tabelën e postuar së bashku me mesazhin, ministri Pakdemirli deklaroi se 2 zjarre në rrethet Manavgat dhe Gundogan të Antalies dhe 3 në rrethet Marmaris, Koycegiz dhe Milas të Muglas po vazhdojnë.

Ndaj zjarreve pyjore në rrethet Marmaris dhe Koycegiz po ndërhyhet nga ajri dhe toka. Një grup prej 100 personash nga Ministria e Azerbajxhanit të Situatave Emergjente po mbështet gjithashtu punimet e shuarjes.

Në zjarrin që shpërtheu në zonën pyjore të rrethit Milas, flakët vazhdojnë të prekin lagjet Gokpinar, Mazi i Epërm dhe rrethin Armutçuk të Bodrumit.

Disa ekipe zjarrfikëse dhe të ndërhyrjes së shpejtë po i përgjigjen zjarrit me përforcime nga Drejtoria Rajonale e Pyjeve në Mugla dhe krahinat dhe rrethet përreth.

Punime të shumta me makina të pune po kryhen në pyll për të parandaluar që zjarri të dëmtojë zonat e banuara.

"Situata serioze me zjarret vazhdon. Ne e kemi vënë zjarrin nën kontroll në rrethin Aydincik të Mersinit. Një zjarr ka rënë edhe në Silifke dhe gjendja këtu po ecën në të mirë. Të gjithë zjarret në Adana janë vënë nën kontroll", deklaroi Pakdemirli.

Ministri informoi se ka 4 zjarre në Marmaris, Koycegiz, Bodrum dhe Milas të Muglas dhe tha se ata do t'i kontrollojnë zjarret sa më shpejt të jetë e mundur duke koordinuar automjetet nga brenda dhe jashtë vendit sipas nevojës.

Pakdemirli raportoi se 3 avionë, 9 helikopterë, 146 makina zjarrfikëse, 20 cisterna uji, 8 makina pune dhe 529 personel iu përgjigjën zjarrit në Marmaris.

 


Lajme të ngjashme