Turqia fillon shpimin e pusit të ri “Turkali-4” në Detin e Zi

Anija turke e sondimit “Fatih” filloi shpimin në pusin e ri të eksplorimit “Turkali-4”, në Detin e Zi.

1683320
Turqia fillon shpimin e pusit të ri “Turkali-4” në Detin e Zi

Korporata Turke e Naftës (TPAO/TP) njoftoi se objektivi i ri i zbulimit të anijes së sondimit “Fatih” është pusi “Turkali-4”.

Pas pusit “Tuna-1”, anija e sondimit “Fatih” shpoi deri 3.920 m thellësi pusin “Turkali-1” dhe e përfundoi punën atje për 77 ditë.

Në “Turkali-2”, pusi i dytë i eksplorimit në det të thellë, pasi arriti një thellësi shpimi prej 3.950 m, punimet e zbulimit të rezervës përfunduan për 53 ditë.

Pas këtyre dy puseve, anija “Fatih” filloi shpimet për zbulime të reja në pusin “Amasra-1”, i cili ndodhet në Fushën Gazmbajtëse të Sakaryasë Veriore. Më 28 maj, u njoftua se anija filloi shpimet në pusin e ri të zbulimit “Turkali-3”, në Fushën Gazmbajtëse të Sakaryasë.

Gjithsej 540 miliardë metra kub gaz natyror janë zbuluar deri më tani nga aktivitetet e shpimit të kryera nga TPAO-ja në Detin e Zi.

Projekti i Zhvillimit të Fushës Gazmbajtëse të Sakaryasë përbëhet nga një sistem prodhimi të gazit natyror që do të ndërtohet nën det, një fabrikë përpunimi që do të ngrihet në brigjet e Filyos dhe tubacione për të lidhur këto dy njësi.



Lajme të ngjashme